Kastrioti vazhdon merkaton nga Ohri, me krutanët bashkohen një mesfushor dhe një sulmues

Skuadra e Kastriotit aktualisht është e grumbulluar në Ohër, atje ku po kryen fazën përgatitore para fillimit të kampionatit. Krutanët këtë sezon do të marrin pjesë në Kategorinë e Parë pasi në sezonin e kaluar nuk arrin të mbijetonin në elitë.

Megjithatë, objektivi parësor i Kastriotit është të rikthehen sa më shpejt në Superiore, ndaj edhe drejtuesit e klubit nuk kanë ndalur punën në merkato teksa ditën e sotme ekipit do t’i bashkohen edhe dy lojtarë.

Behët fjalë për mesfushorin Abaz Karakaçi, i cili ka firmosur një kontratë dyvjeçare më klubin e Kastriotit. Ndërkaq, grupit do t’i bashkohet edhe sulmuesi nga Laçi, Spartak Ajazi. Njoftimin për marrëveshjen me dy futbollistët e ka bërë vetë klubi i Kastriotit nëpërmjet rrjeteve sociale. /Egi Çabeli-VipSport.al/