Kastrioti vazhdon me afrimet në merkato, zyrtarizon edhe talente për të ardhmen

Kastrioti ka vazhduar punën për sezonin e ri që sivjet e gjen në Kategorinë e Parë. Megjithëse u kthye në surprizën e Superiores, Kastrioti nuk arriti të mbijetonte dhe tashmë i duhet ta nisë gjithçka nga fillimi me shpresën, që të ringjiten sa më shpejt.

Krutanët kanë qenë aktivë në merkato duke afruar futbollistë cilësorë për në Kategorinë e Parë, duke dhënë një sinjal të qartë se skuadra krutane do të luftojë për ngjitje është favoriti kryesor në grupin e saj. Sot, Kastrioti ka zyrtarizuar një tjetër futbollist dhe tashmë bëhet fjalë për një talent

Laurenc Xheka ka firmosur me Kastriotin, duke ardhur si një përforcim për të ardhmen nga Akademia e Futbollit. Mesfushori 19-vjeçar shuhet si një futbollist me shumë të ardhme dhe pritet të jetë i rëndësishëm për krutanët.

Njoftimi i klubit:

“Laurenc Xheka është lojtari më i ri i Kastriotit. Mesfushori me tipare sulmuese, është një lojtar i ri që mbart mjaft cilësi, ndaj shihet si një afrim i rëndësishëm dhe me shumë vlera për ekipin, jo vetëm në sezonin aktual por edhe në vazhdim”, shkruhej në njoftimin e klubit krutan. /Erjon Allaraj-VipSport.al/