Kastrioti planifikon miqësoren e parë, ja kush është kundërshtari

Kastrioti i ka shpërngulur përgatitjet në Ohër të Maqedonisë, çka tregon se krutanët e kanë marrë me shumë seriozitet fazën përgatitore dhe sezonin e ri ku synimi kryesor është rikthimi në elitë.

Në Krujë kanë planifikuare dhe miqësoren e parë dhe krahas merkatos, ekipi do të ketë edhe disa takime testuese. Kështu ndeshjen e parë, Kastrioti do ta luajë me ekipin e Flamurtarit të Ladorishtit. Ky do të jetë edhe një test ambientimi për ekipin e Ndreut.

Krutanët e kanë nisur organizimin shumë herët këtë sezon dhe synojnë që të rikthehen në elitë me patjetër, ndaj edhe në merkato pritet që të jenë aktivë.

E.S./Vipsport.al/