Kastrioti në miqësoren e radhës, të shtunën derbi përballë Ilirisë

Kastrioti vazhdon përgatitjet për llogari të sezonit të ri. Krutanët këtë vit do të aktivizohen në Kategorinë e Parë, teksa nuk arritën të mbijetonin vitin e kaluar në elitën e futbollit shqiptar. Megjithatë, objektivi i vetëm i drejtuesve të Kastriotit është ta kthejnë klubin sa më shpejt në Superiore.

Krutanët gjatë kësaj kohe kanë zhvilluar disa miqësore, ndërsa tashmë të shtunën kanë përgatitur një tjetër. Një ndeshje e cila konsiderohet derbi, duke qenë se përballë do të kenë ekipin nga Fushë-Kruja, Ilirinë.

Një test për të matur forcat, e për të kuptuar nëse skuadrës i duhen të tjera përforcime për të përballuar kampionatin e gjatë.  Takimi do të luhet në stadiumin ‘Redi Maloku’ të Fushë-Krujës në orën 17:30. /Egi Çabeli-VipSport.al/