Kastrioti lëviz në merkato, krutanët afrojnë futbollistin e Laçit

Kastrioti nuk ia doli në këtë sezon të qëndronte në elitën e futbollit shqiptar,. Krutanët do ta nisin edicionin e ri në Kategorinë e Parë, megjithatë synimi kryesor do të jetë kthimi i menjëhershëm i klubit në Kategorinë Superiore.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e klubit po punojnë në merkato për të përforcuat ekipin. Në këtë formë, sipas “Kruja Sport”, afrimi më i fundit te Kastrioti është lojtari i Laçit Taulant Sefgjini. Sefgjini ishte pjesë e kurbinasve edhe për Kupat e Europës, megjithatë pas aventurës europiane ka vendosur të shkëputet me kurbinasit për të nisur një aventurë të re.

Kështu, Sefgjini i është bashkuar Kastriotit, teksa mbrojtësi do të japë kontributin e tij në objektivin kryesor të klubit krutan për sezonin e ardhshëm.