Kapiteni Lika: Shkodra e do futbollin, përgatitemi për një sezon të madh!

Një opinion për Vllazninë e Superiores e jep edhe kapiteni dhe lideri i sezoneve të fundit, Gilman Lika. Me një karrierë të pasur mbi supe, Gilmani këtë sezon përgatitet që të udhëheqë skuadrën e zemrës drejt një sezoni të madh. Lika fillimisht flet për merkaton dhe situatën aktuale në skuadër: “Kanë ardhur shumë lojtarë dhe pothuajse është bërë një ekip i tërë. Presim të konsolidohet ekipi. Prej 20 ditësh kemi bërë stërvitje intensive. Erdhi kampionati dhe jemi gati”.

E shkuara

“Si çdo shkodran e kam ndier shumë atë që ndodhi para dy ditësh. Në miqësore pamë që kishte shumë tifozë dhe Shkodra është e uritur pasi nuk e kishim vendin në Kategorinë e Parë. Në miqësore na mbështetën dhe Shkodra është gati për kampionatin.”

Synimet

Në fund, i pyetur se cilat do të jenë synimet e Vllaznisë dhe nëse ka një mesazh për tifozët, Gilmani ka prerë shkurt: “Nuk kam qejf të jap mesazhe. Kush e do Vllazninë me zemër, nuk ka nevojë për fjalët tona. Jam i bindur që janë të uritur për ta mbështetur Vllazninë”.

E.S./Vipsport.al/