Kapiteni i Arsenalit, Xhaka: Na dhemb kur humbasim, të qëndrojmë të bashkuar

Ditën e djeshme, Arsenali pësoi disfatën e parë në kampionat për këtë sezon teksa u mposhtën me rezultatin 3-1 në transfertë përballë Liverpulit. Topçinjtë u deshën t’i nënshtroheshin kampionëve të Europës, të cilët treguan supremacinë e tyre të udhëhequr nga sulmuesi Mohamed Salah.

Pas ndeshjes, kapiteni i skuadrës Granit Xhaka me anë të një postimi në rrjetet sociale theksoi se këto janë humbje që dhembin, megjithatë çelësi i suksesit është të qëndrojnë të bashkuar edhe pas zhgënjimeve.

“ Gjithmonë na dhemb të gjithëve kur humbasim, por çelësi i suksesit në një kohë afatgjate është të qëndrojmë të bashkuar edhe pas zhgënjimeve. Kemi nevojë për përkrahjen tuaj për sfidën e madhe që na pret javën tjetër, sepse në atë mënyrë do të jemi më të fortë”, u shpreh Xhaka. /Egi Çabeli-VipSport.al/