Kalendari i Superiores/ Konfirmohen oraret e çuditshme, sezoni i ri nis me një supersfidë

Kategoria Superiore do të ngrejë siparin të premten me ndeshjen mes Kukësit dhe Partizanit, e planifikuar për t’u luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Një ditë jo e zakonshme për një ndeshje futbolli, e për më tepër për një ndeshje që çel sezonin e ri duke qenë se të premten është ditë pune dhe prania e tifozëve në stadium pritet të jetë e ulët.

Megjithatë, FSHF-ja ka vendosur të shtojë edhe ndeshje në mesjavë dhe prandaj është bërë ky kalendar. Kukësi dhe Partizani do ta nisin sezonin e ri në Elbasan, duke nisur nga ora 19:00 dhe të premten, nuk do të luhen më të tjera ndeshje.

Sakaq, të shtunën do të zhvillohen edhe 4 takime të tjera. Bie në sy fakti se FSHF, nuk ka menduar aspak për futbollistët të cilët duhet të sfidojnë edhe temperaturat e larta të muajit gusht. Dy ndeshje do të luhen në orën 16:00, orar ky aspak i përshtatshëm për ndeshje futbolli duke parë të nxehtin që ka pushtuar vendin tonë.

Dy ndeshjet e tjera, do të luhen në orën 19:00. Fillimisht, Skënderbeu-Flamurtari dhe Vllaznia-Laçi do të nisin aventurën e tyre në Superiore për sezonin e ri, ndërkohë që më vonë do të zbresin në fushë edhe Tirana-Luftëtari e Teuta-Bylis.

Kalendari:

E premte 23 gusht
Kukësi-Partizani 19:00

E shtunë 24 gusht
Skënderbeu-Flamurtari 16:00

Vllaznia-Laçi 16:00
Tirana-Luftëtari 19:00
Teuta-Bylis 19:00