Kale: Hedhja e shisheve ishte një dëmtim imazhi për Shqipërinë, trajneri më kritikoi

Elton Kale ishte një nga më të dalluarit ndaj Vllaznisë duke pasur disa mundësi shënimi. Në një prononcim për “Supersport”, ai u shpreh se ka marrë edhe kritika për veprimet e bëra ndërkohë që u ndal edhe te reagimi i tifozëve.

Tirana? Faleminderit për fjalët e mira por kam ardhur vetëm për të luajtur. Jam në kondicion të duhur fizik dhe psikologjik dhe jam i gatshëm të jap maksimumin për skuadrën.

Objektivi? Dua vetëm të luaj dhe këtë sezon dua të kthejmë Tiranën në krye pasi është ekip i madh në Shqipëri. Ka përgjegjësi pasi vijnë futbollistët nga çdo anë, por duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi.

Rastet e humbura? Në pjesën e parë fola me trajnerin. Trajneri kërkoi  llogari pasi duhej të kisha shënuar sepse do të bënim diferencën. Duhet të stërvitesh pasi kur ke kualitet për gol ke edhe përgjegjësi.

Tifozeria? Kam luajtur në Greqi për OFI-n por kjo nuk ishte diçka e mirë. Për mendimin tim nuk është diçka e mirë për Vllazninë dhe Shqipërinë. Ky nuk është imazh i mirë në asnjë stadium që hidhen shishe në fushë. Është vetëm një çështje imazhi”, tha Kale. /VipSport.al/