Ka kontribuar për të dyja skuadrat, durrsaku Hodo nesër zyrtarizon largimin nga futbolli!

Bledar Hodo, mesfushori që spikati me Teutën e Durrësit, e madje ka luajtur edhe me Shpresat U-13, nesër do t’i thotë lamtumirë zyrtarisht futbollit të luajtur. Durrsaku Hodo ka një kontribut të çmuar në radhët e skuadrës durrsake.

Nesër, në orën 19:00, Teuta pret Bylisin në “Niko Dovana” dhe klubi durrsak ka përgatitur edhe një ceremoni për ish-mesfushorin e njohur që në sezonin 208-2009 ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Bylisit në Superiore.

Aktualisht, Bledar Hodo është trajner në Akademinë “Teuta” dhe drejton skuadrën U-13 të durrsakëve.

E.S./Vipsport.al/