Juventusi i propozon shkëmbimin Barcelonës, i ofron sulmuesin për mbrojtësin e talentuar

Me merkaton që po shkon drejt fundit, grupi i futbollistëve te Juventusi është i tejmbushur. Drejtuesit bardhezinj po mundohen t’i japin zgjidhje disa lojtarëve të cilët nuk janë në planet e teknikut Sarri. Një nga ata është edhe Mario Manxukiç.

Duke qenë se Higuain me shumë mundësi do të qëndrojë në Torino, atëherë hapësirat për kroatin do të ishin inekzistente. Sulmuesi ka refuzuar disa oferta, ndërkohë që ishte pranë Bajernit të Mynihut por në fund tratativat u ndalën. Opsioni i fundit duket se është Barcelona. Edhe organika e katalanasve nuk do t’ia lejonte një vend si startues, megjithatë klubet po bisedojnë. Juventusi është e interesuar për mbrojtësin e majtë Huan Miranda.

Talenti i blaugranave ka tërhequr vëmendjen e Paratiçit, i cili ka ofruar Manxukiç për të transferuar në Torino 19-vjeçarin. Sakaq, në aksin Barcelonë-Torino nuk po bisedohet vetëm për Manxukiç dhe talentin spanjoll por edhe për një shkëmbim të mundshëm mes Emre Xhan dhe Rakitiç.

/Egi Çabeli-VipSport.al/