Jo vetëm merkato, skuadra e Superiores rinovon me dy talentet!

Dy nga lojtarët e talentuar dhe që kanë spikatur në sezonin e fundit me mallakastriotët, kapiteni Valentino Murataj si dhe mesfushori Marjo Barjamaj do të jenë edhe për 3 sezone pjesë e skuadrës. Sot, ata kanë rinovuar me presidentin e skuadrës Besnik Kapllanaj, për të qenë pjesë e Bylisit edhe më tej se ky sezon aktual.

Duket se Kapllanaj ka nisur projektin për të mbajtur disa nga xhevahirët, por pse jo edhe për t’i shitur ata jashtë vendit, duke filluar ndoshta që nga merkato e radhës, apo verën e ardhshme. Si Murataj ashtu edhe Barjamaj janë dy futbollistë të cilët kanë fituar eksperiencë nga aktivizimi në Ballsh gjatë sezonit të shkuar.

Ty si titullarë u shfaqën edhe si shënues, duke dhënë një kontribut të çmuar që skuadra të ngjitej në elitën e futbollit shqiptar. Por, jo vetëm këta, pasi pritet që të ketë rinovime edhe me të tjerë futbollistë.

/Vipsport.al/