Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut: Ikardi duhet të shmangte gruan, Milinkoviç mund të bëjë lëvizje surprizë

Futbolli në Itali është rritur shumë në vitet e fundit dhe duket se do të vazhdojë të rritet falë transferimeve të bëra në merkaton e verës. Emra si Ronaldo, Lukaku, Dibala, Ikardi apo edhe të tjerë luajnë në Itali dhe njëkohësisht janë objektiva të shumë skuadrave jashtë këtij kampionati.

Merkaton dhe situatën në Itali, e ka analizuar edhe ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut, Andrea Agostineli i cili u shpreh se po bëhet një kampionat i fortë. Ai foli edhe për Ikardin, Milinkoviç-Saviç dhe transferimin e Balotelit te Breshia.

“Baloteli ka gjetur qytetin e tij dhe mendoj se është një mundësi shumë e mirë të por duhet të bëjë mirë. Në Francë nuk bëri keq, por pritet edhe më shumë. Mendoj se Milinkoviç do të qëndrojë pasi mund të largohej nëse largohej edhe Pogba. Një lëvizje surprizë mund të jetë kalimi te Interi, pasi Konte e do.

Ikardi? Gjashtë muaj më parë do t’i thosha që të shmangte disa nga udhëzimet ose situatat që krijonte Uanda Nara, por tani s’kam çfarë i them. Nëse i vjen mundësia për të shkuar te Napoli, le të shkojë sa më shpejtë”, u shpreh Agostineli. /Erjon Allaraj-VipSport.al/