Ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe Kastriotit zyrtarizohet te ekipi i ri, ja ku ka firmosur

Çarles Atsina, sulmuesi që në Superioren tonë ka qenë pjesë  e skuadrave të Vllaznisë dhe të Kastriotit është bërë me ekip të ri. Karrierën e tij, sulmuesi 30-vjeçar Atsina tashmë do ta vazhdojë në elitën e futbollit maltez.

Atsina ka firmosur dhe është prezantuar në radhët e skuadrës së Hiberniansit në Maltë. Atsina është në kulmin e karrierës dhe shpreson që edhe në Maltë të shfaqë aftësitë e tij si sulmues goli.

Krahas Shqipërisë, Atsina ka luajtur edhe në Gjermani apo dhe në Itali e Spanjë, në liga të ulëta para se të luante në Superioren tonë. Ndërsa nga sot nis në eksperiencë të re, po në Europë, me një nga ekipet e njohura malteze që merr pjesë edhe në kompeticionet europiane.

E.S./Vipsport.al/