Ish-sulmuesi i Tiranës prezantohet te ekipi i ri, por mbetet në Maqedoninë e Veriut

Ish-sulmuesi i Tiranës, Dejan Bllazevski do të jetë pjesë e skuadrës së Makedonija Gj.P., në sezonin e ri të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Sulmuesi ishte pjesë e bardhebluve në vitin 2018, teksa u afrua në merkaton dimërore, megjithatë nuk arriti të linte gjurmë dhe në verë u largua.

Ndërkaq, me fanellën e 24-herë kampionëve të Shqipërisë realizoi vetëm tre gola në 10 paraqitje. Pas eksperiencës me bardheblutë, Bllazhevski u kthye në Maqedoni te skuadra e Rabotniçkit.

Megjithatë, sërish ky sezon do ta gjejë te një skuadër e re, ndërsa ka firmosur me Makedonija Gj. P. Ndërkohë, kampionati i Maqedonisë së Veriut do të nisë këtë fundjavë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/