Ish-sulmuesi i Partizanit debuton në kampionatin ukrainas

Rubin Hebaj ishte një nga lojtarët që dha një kontribut të çmuar në fitimin e titullit nga skuadra e Partizanit. Sulmuesi shkodran arriti që me fanellën e kuqe shënoi 4 gola. Dy ndaj Flamurtarit dhe dy në derbi ndaj Tiranës.

Hebaj në verë pati shumë oferta por duket se sulmuesi zgjodhi që të vijojë karrierën në kampionatin ukrainas, në radhët e skuadrës së Vorsklës së Poltavës. Hebaj sot ka bërë edhe debutimin me skuadrën e tij të re.

Sulmuesi shtatlartë shkodran është aktivizuar në të 82-tën minutë, ndërsa ai shpreson që të lërë gjurmë edhe në Ukrainë, duke qenë se vjen pas një eksperiencë të mirë me të kuqtë ku fitoi edhe titullin kampion.

E.S./Vipsport.al/