Ish-mesfushori i Kamzës firmos në Ukrainë, gjen edhe portierin shqiptar

Demir Imeri, që luajti te Kamza për dy sezone nuk ka pranuar ofertat që ka pasur për të nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Pasi u largua nga Kamza luajti në Maltë, ku edhe aty spikati duke realizuar 7 gola.

Sot, ai ka gjetur ekipin e ri edhe në saj të menaxherit të njohur Luan Kadriu ka firmosur për skuadrën e Olimpikut të Donjeckut, në elitën e futbollit ukrainas. Demir Imeri, në këtë ekip gjen edhe shqiptarin tjetër, portierin kosovar, Betim Halimi 23-vjeçar.

Në Maqedoni, Imeri ka qenë pjesë e skuadrave të Shkëndijës, Turnovos, Renovës dhe Rabotniçkit, ndërsa karrierës së tij, tashmë i shtohet edhe skuadra e Olimpikut të Donjeckut, ku sot është prezantuar.

E.S./Vipsport.al/