Ish-mbrojtësi i Skënderbeut shkëlqen në Suedi, përfshihet në formacionin e javës

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut në Kategorinë Superiore, Fidan Aliti, ka kaluar një fundjavë të suksesshme me ekipin e tij, Kalmar. Futbollisti ishte protagonist në triumfin 1-2 të skuadrës së tij në transfertë përballë AIK-ut, teksa arriti të shënonte golin e dytë të takimit.

Në këtë formë, Aliti fitoi edhe një vend në formacionin më të mirë të javës në kampionatin suedez. Aliti u transferua te Kalmari në merkaton e dimërore të vitit 2019, teksa është shndërruar në një lojtar bazë të formacionit titullar.

Ndërkaq, pas javës së 20, skuadra e mbrojtësit të përfaqësueses së Kosovës renditet në pozicionin e 11 në tabelën e klasifikimit. Një lajm i mirë edhe për Dardanët, forma në të cilën po kalon 25-vjeçari duke parë se para janë për t’u zhvilluar dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/