

Esat Mala arriti të shënonte në Superkupën e Shqipërisë që në minutën e 6, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin ndaj Kukësit. Ky gol, në fakt ishte pasues i 3 golave të tjerë për skuadrën e tij të shënuar nga Braun dhe në një intervistë për “VipSport”, Mala u shpreh se e ndjente që do të shënonte gol ndërkohë që pranoi se duhet të jetë e njëjta grintë edhe në kampionat.
“Goli? Më vjen mirë që shënova golin e parë dhe ndihmova ekipin ta nisim ku e lamë. E ndjeva këtë gol dhe më vjen keq që nuk shënova edhe golin e dytë. Jam i lumtur. Kishim dominim gjithë ndeshjen por na kapi një ngërç, por më vjen mirë që shënuam golin e barazimit dhe pastaj bëmë mirë në shtesë.
Ndeshja në kampionat? Entuziazmi duhet të jetë i njëjtë, ashtu si grinta dhe dëshira.
Ndryshimet mes këtij Partizanit dhe Partizanit kampion? Është një pyetje që nuk mund ta diskutoj. Jemi një ekip i ri pasi kemi pasur prurje dhe largime, por besoj se gjithçka do të shkojë mirë”, u shpreh Mala. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
S’ka ekipe pjesëmarrëse, ja pse Kategoria e Tretë është shtyrë pa afat!
Kategoria e Tretë pritej që të.
Largimi i Morieros, flet Pontreli: Dinamo është më e madhe se emrat e përveçëm. Trajneri i ri nga familja dinamovite
Largimi i Françesko Morieros nga drejtimi.
Sporti shqiptar humb personazh, Partizani del me mesazh ngushëllimi!
Pandemia e “Covid-19” nuk po kursen.
Leave a Comment