Ikardi “nis luftën” edhe me Sançezin, kërkon nga Interi numrin që mban edhe te Argjentina

Mauro Ikardi duket se në mendjen e tij e ka të qartë që do të qëndrojë te Interi deri në përfundim të kontratës së tij, edhe duke qëndruar në tribunë madje. Kjo duket si një hakmarrje e Ikardit që të largohet ma parametra zero, por njëkohësisht do të ishte një dëm edhe më i madh për të personalisht.

Pak ditë më parë, klubi i Interit i hoqi edhe numrin 9 në fanellë, numër të cilin ia kaloi Romelu Lukakut. Aktualisht, Ikardi nuk ka një numër të ri dhe duket se e ka bërë kërkesën e tij në klubin zikaltër. Ai ka kërkuar që të ketë fanellën me numrin “7”, numër i cili duket në fakt se është i rezervuar.

Mediat italiane raportojnë se “7” i është premtuar kilianit Aleksis Sançez i cili pritet që së shpejti të transferohet në Milano. Kështu, Ikardi duhet të zgjedhë një tjetër numër duke qenë se numri që mban te Argjentina, është praktikisht i pamundur dhe për më tepër, me shumë gjasa do të jetë numër dyshifror dhe mbi 20 pasi janë të zënë të tjerët. /Erjon Allaraj-VipSport.al/