Ikardi lëshon sinjalin e radhës në merkato, sulmuesi përdor një postim në Instagram

E ardhmja e Mauro Ikardit është nga ato më të diskutuarat këtë merkato verore. Argjentinasi nuk është në planet e drejtuesve të Interit, teksa drejtori Marota por edhe trajneri Konte e kanë theksuar se nuk e shohin pjesë të projektit të ri të skuadrës. Zikaltërit kanë ofruar në ekip edhe sulmuesin Romelu Lukaku teksa belgu ka marrë numrin 9, i cili më parë ishte në shpinën e Ikardit. Në garë për shërbimet e 26-vjeçarit janë Napoli dhe Juventusi.

Sulmuesi kërkon të mbetet në Itali dhe në këtë formë ofertat nga kampionatet e tjera janë sfumuar. Ndërkohë, Ikardi preferon të transferohet te bardhezinjtë, një dëshirë të cilën klubi i Interit kërkon ta pengojë.

Megjithatë, argjentinasi është i vendosur të marrë në konsideratë vetëm Juventusin në të kundërt qëndron te Interi edhe pse i padëshiruar. Së fundmi, nëpërmjet një postimi në Instagram, Ikardi ka zbuluar se do të marrë një shtëpi të re në Milano. Ndoshta, një sinjal nga futbollisti për klubin zikaltër, ndërsa ditët e fundit të merkatos pritet të jenë shumë aktive rreth emrit të sulmuesit. /Egi Çabeli-VipSport.al/