Ibrahimoviç e lëshon sërish gjuhën: Sistemi i kampionatit në MLS ma shpif

Zllatan Ibrahimoviç nuk mund të qëndrojë jashtë deklaratave polemizuese. Këtë herë suedezi e ka me mënyrën se si funksionon sistemi në kampionatin amerikan.

Sipas sulmuesit gara e kampionatit është e kotë dhe pa vlerë, derisa në momentin kur një skuadër e cila është renditur në vendin e 7 gjatë sezonit, mjafton të fitojë play-off dhe të shpallet kampione.

“ Sistemi këtu është një m… Mjafton të fitosh play-off dhe je kampionë. Rezultatet e të gjithë sezonit nuk vlejnë më. Renditesh i shtati, luan në play-off dhe më pas del kampion. Për mua mentaliteti i duhur është të stërvitesh çdo ditë, dhe nga mënyra si stërvitesh vjen edhe mënyra si luan. Sistemi i MLS duhet të ndihmojë këtë mentalitet dhe ta krijojë atë”, tha Ibrahimoviç.

/Egi Çabeli-VipSport.al/