I dha fund me futbollin e luajtur, Roben zgjedh trajnerin më të mirë te Bajerni

Arjen Roben i ka dhënë fund këtë verë aventurës me Bajernin e Mynihut, ndërsa më pas lajmëroi edhe tërheqjen nga futbolli aktiv. Holandezi ka pasur një karrierë të gjatë dhe më shumë trofe, teksa në Gjermani shpenzoi një vitet e tij më të arta. 35-vjeçari është pyetur rreth trajnerit më të mirë që ka pasur në Bavari, me holandezin që zgjodhi Pep Guardiolën.

“ Sigurisht nuk është e thjeshtë. Kam pasur momente shumë të mira me trajnerë të ndryshëm, e kemi pasur suksese të njëpasnjëshme. Por, nëse më kërkoni kush ishte më i mirë atëherë them Pep Guardiola. E kam shijuar futbollin me të, ai është thjesht një gjeni. Kur Pep mbërriti në Mynih, unë isha 30-vjeç dhe në atë moshë mendon që të jesh konstant apo të mos përkeqësohesh.

Por, Guardiola më ndihmoi të përmirësohesha dhe u bëra më i mirë. Po luaja në pozicione të ndryshme, të cilat kurrë nuk kisha menduar se mund të luaja. Ai ishte më i miri”, u shpreh Roben. Sakaq, në kohën e tij me Bajernin, Roben ka qenë edhe nën urdhrat e Van Gal, Hejnkes, Ançelotit dhe Kovaç.

/Egi Çabeli-VipSport.al/