Henri hedh pas krahëve aventurën me Monakon: Më thoni i çmendur, por besoj se do triumfoj si trajner

Tieri Henri ka hedhur pas krahëve aventurën e hidhur në rolin e trajnerit te skuadra e Monakos. Francezi mori drejtimin e skuadrës nga Principata për ta ndihmuar të kalonte momentin e vështirë, por e vetëm sa e fundosi më shumë.

Megjithatë, në një intervistë së fundmi ish-futbollisti i Arsenalit dhe Barcelonës është shprehur se ka besim se do t’ia dalë të jetë një trajner i suksesshëm. “ Më quani të çmendur por e adhuroj futbollin dhe besoj se mund të jem një teknik fantastik. Kam marrë oferta, por disa nuk ishin ato që kërkoja dhe disa më kërkonin si trajner të dytë.

Por unë nuk dua të jem i dytë, dua të jem trajner i parë. Më pëlqen të jem lider dhe të komandoj, e di se kur duhet të nis gjëra të reja. Njësoj siç bëra kur vendosa të bashkohesha me Arsenalin si lojtar apo me Roberto Martinez si ndihmës te Belgjika. Por çdo gjë ka kohën e vetë”, përfundoi Henri.

/Egi Çabeli-VipSport.al/