Hemilton mposht në limit Fershtapen dhe triumfon në Hungari, Ferrari mjaftohet me podiumin e Fetel

Ljuis Hemilton ia ka dalë të triumfojë në Çmimin e Madh të Hungarisë. Britaniku i cili u nis nga pozicioni i vendit të tretë, përfitoi edhe nga një strategji e mirë nga skuderia  e Mercedesit, teksa kreu një pit stop më shumë se Maks Fershtapen.

Kështu, falë gomave në gjendje më të mirë kampioni i Botës në fuqi nuk e pati të vështirë të parakalonte Red Bull-in e holandezit. Sakaq, dy makinat Ferrari u pozicionuan respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt. Fetel arriti të ngjitej në shkallën më të ulët në podium, ndërsa Leklerk edhe pse provoi të merrte vendin e tretë, sërish iu desh të kënaqej me vendin e katërt.

Ndërkohë, piloti tjetër i Mercedes, Niko Rosberg e përfundoi garën  Budapestit në vendin e tetë. Pas kësaj gare, Hemilton thellon hegjemoninë në krye të klasifikimit dhe shkon i qte drejt titullit të radhës.

/Egi Çabeli-VipSport.al/