Halili: Mund të ketë edhe një afrim tjetër, konkurrenca e dëmton skuadrën

Fitorja që Tirana arriti të merrte ndaj Luftëtarit me rezultatin 3-0, e ka kënaqur presidentin Refik Halili i cili në [përfundim të ndeshjes, ka dhënë një prononcim për mediat. Numri një i klubit bardheblu, u shpreh se merkatoja ende nuk ka përfunduar për skuadrën e tij.

Ai shtoi se mund të ketë edhe një afrim, ndërkohë që pranoi se mbipopullimi në reparte të ndryshme dhe konkurrenca e tepërt, mund edhe ta dëmtojë skuadrën.

“Uroj ekipin tim dhe shpresoj të kemi një kampionat të qetë dhe ekipi të luajë sepse duhet të afrojmë tifozët. Respektojmë kampionatin dhe jam i kënaqur për këtë ndeshje. Merkatoja nuk është mbyllur dhe të them të drejtën do të shohim sepse mund të kemi ndoshta edhe një blerje. Nuk mund të marrim shumë pasi edhe ndonjëherë konkurrenca e dëmton skuadrën”, u shpreh Halili. /VipSport.al/