Grushti i Qakës i kushton rëndë Kraiovës, UEFA me ‘dorë të hekurt’ ndaj rumunëve

UEFA nuk ka kursyer aspak klubin e Kamer Qakës, teksa ka dënuar ashpër episodet e dhunshme në sfidën kualifikuese të Ligës së Europës mes Universitatea Kraiova dhe Honved. Takimi u shoqërua gjatë gjithë kohës me incidente mes tifozëve, ndërsa mjaftoi një episod në minutat shtesë të ndeshjes, me protagonist Qakën që gjithçka të shpërthente.

Mesfushori i Kombëtares pas një përplasje në zonë, shtyu në mënyrë të dhunshme kundërshtarin. Në këtë moment nga tribunat fluturuan çakmakë dhe fizhekzjarrë të cilat goditën gjyqtarin kryesor. Ndeshja u ndërpre për rreth 30 minuta, megjithatë gjyqtari vendosi ta vazhdojë, teksa nga pika e bardhe e penalltisë u kualifikua ekipi i Qakës, Kraiova.

Kështu, pas këtyre episodeve UEFA ka vendosur që tre ndeshjet e ardhshme Universitatea Kraiova t’i luajë pa praninë e tifozëve, ndërsa duhet të paguajë edhe një gjobë financiare prej 60 mijë eurosh.

/Egi Çabeli-VipSport.al/