Grumbullohet Shqipëria U 17 e femrave, turne miqësor në Lituani

Kombëtarja e Shqipërisë për femra U 17 e cila drejtohet nga Agustin Kola do të grumbullohen më datë pesë shtator për të marrë pjesë në një turne miqësor në Lituani. Turneu i cili organizohet nga UEFA do të mbahet nga data 10 deri më datë 17 shtator. Pjesë e këtij turneu do të jetë vendi organizator Lituania, Republika e Irlandës, Greqia dhe Shqipëria. Nisja drejt Lituanisë është përcaktuar më datë 9 shtator.

Më datë 10 Shtator, në orën 14:00, do të luhet edhe ndeshja e parë kundër Republikës së Irlandës. Ndeshja e dytë është planifikuar të zhvillohet më datë 13 Shtator kundër fqinjëve të Greqisë, përsëri në orën 14:00. Ndeshja e tretë dhe e fundit në këtë turne miqësor do të zhvillohet më datë 16 Shtator kundër vendasve të Lituanisë, e cila ashtu si edhe ndeshjet e para do të luhet në orën 14:00, më orën shqiptare.

Ky është grumbullimi i dytë për këtë vit për Shqipërinë e femrave U-17, pas atij të zhvilluar në fillim të muajit mars ku skuadra e Kolës u përgatit për pjesëmarrjen në ‘UEFA Youth Girls Development’, turne që u mbajt në Maltë.