Gripshi: Skënderbeu nuk do të bëhet ekip mes-tabele nga dënimi

Nazmi Gripshi shënoi një nga golat më të rëndësishëm të karrierë së tij sot me fanellën e Skënderbeut, pasi realizoi në shtesën e sfidës përballë Flamurtarit për të nisur sa më mirë kampionatin për korçarët. Për “SuperSport” ai shprehu bindjen se dënimi i UEFA-s nuk i kthente automatikisht korçarët në skuadër të mesit të tabelës.

“E kishim përgatitur që do të ishte një ndeshje e vështirë, edhe pse Flamurtari nuk kishte shumë ditë stërvitje dhe do të luante në gjysmëfushën e vet. Por arritëm edhe të merrnim tre pikët e para.

Për sa jam pjesë e Skënderbeut do të jap më të mirën. Nëse nuk bëj më të mirën, presidenti nuk ka si të më shesë jashtë. Ndaj unë do të jap maksimumin këtë vit.

Ky është kampionat i fortë mendoj, me disa skuadra që kanë bërë hyrje-dalje në merkato, mendoj se do të jemi aty, nuk është se Skënderbeu pati dënimin dhe tani do të jetë mes tabelës. Thjesht shpresojmë të ecim sa më mirë dhe marrim ndeshjet një nga një”, tha Gripshi. /vipsport.al/