Goli me Real Madridin i kushton, sulmuesja shqiptare i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Kosovare Asllani ishte futbollistja e parë në histori që nënshkroi me Real Madridin. Sulmuesja shqiptare arriti të shënonte edhe një gol pak ditë më parë, por pa arritur të ndihmojë skuadrën e tij që të marrë një rezultat pozitiv pasi takimi u humb nga Reali.

Sakaq, Asllani ka qenë e pafat pasi ka pësuar edhe një dëmtim në gishtin e dorës. Asaj i është dashur t’i nënshtrohet një operacioni në ligamentin e gishtit, por nuk pritet të mungojë gjatë.

Asllani mund të rikthehet në javën e parë të shtatorit, duke qenë se me një dorezë të posaçme, mund të mbrojë mirë gishtin. Asllani është ndër futbollistet më të rëndësishme te skuadra e Suedisë, skuadër me të cilën aktivizohet. /Erjon Allaraj-VipSport.al/