Goli i Cahanit nuk mjafton, kuqezinjtë e vegjël munden përsëri nga Rumania

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit U18 ka luajtur sot miqësoren e dytë ndaj bashkëmoshatarëve Rumunë dhe ashtu si në sfidën e parë, është mundur në takimin e luajtur në transfertë.

Nëse në ndeshjen e parë Shqipëria është mundur me shifrat 2-0, sot bilanci i sfidës ka qenë më i thellë në favor të ekipit vendas, që ka dominuar që në pjesën e parë të duelit. Vendasit kanë gjetur golin në minutën e 5 dhe pastaj kanë dyfishuar shifrat në minutën e 21-të, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Dy gola të Munteanu në minutat 71 dhe 80 çuan në bilancin e thellë 4-0 për ekipin rumun, ndërsa Cahani në minutën e parë shtesë të takimit arriti të shënonte golin e vetëm kuqezi në këto dy ndeshje miqësore duke mbyllur duelin e dytë me rezultatin 4-1.

Formacioni titullar i Shqipërisë U18: Ceka, Gega, Kuci, Nuhaj, Ismajli, Alinani, Asllani, Arapi, Gjumsi, Nikaj, Gerxhalliu. (U aktivizuan: Alimuçaj, Cerriku, Avduli, Musai, Gaxha, Bali, Cahani) /vipsport.al/