Goditi ekranin e VAR, Federata merr vendimin për sulmuesin e Brazilit

Një episod që mori shumë vëmendje gjatë zhvillimit të Kupës së Amerikës, ishte edhe ai sulmuesit Gabriel Zhezus, i cili pasi u ndëshkua me të kuq në finalen ndaj Perusë. Futbollisti i Sitit gjatë momentit kur po linte fushën, ia nxori nervat ekranit të VAR-it.

Këtë veprim nuk ka mundur ta anashkalojë CONMEBOL, e cila ka vendosur ta pezullojë 22-vjeçarin për dy muaj nga aktivitetet me Kombëtaren. Një kohë e cila do të llogaritet si për ndeshjet miqësore ashtu edhe për ato zyrtare.

Në këtë formë, Zhezus do të mungojë në dy ndeshjet miqësore të shtatorit ndaj Kolumbisë dhe Perusë. Sakaq, sulmuesi nuk ka shpëtuar pa marrë edhe një gjobë prej 30 mijë dollarë, ndërsa masën do të ketë mundësin për ta apeluar brenda shtatë ditëve.