FOTO /  Vazhdon lufta pas ndeshjes në Shkodër, tifozët thyejnë autobuzin e Tiranës

Tensioni gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana është zhvendosur jashtë stadiumit pas përfundimit të sfidës mes dy skuadrave. Sipas asaj që ka bërë të ditur klubi bardheblu, tifozët vendas kanë dhunuar autobusin e skuadrës.

“Pas ndeshjes është goditur autobusi i skuadrës me gurë. Dëme ne xham, por për fat të mirë pa probleme për lojtarët dhe stafin”, shpjegoi zëdhënësi për shtyp i bardhebluve, Mario Nikolli i cili shpërndau fotot e xhamit të thyer në autobusin i cili ishte parkuar jashtë stadiumit.

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës u ndërpre disa herë për shkak të hedhjes së shisheve në fushën e lojës, ndërsa kishte edhe momente ku tifozeritë e dy skuadrave nuk kursyen gjuajtjet nga një tribunë në tjetrën kundër njëra-tjetrës.

/vipsport.al/