FOTO/ U largua nga Kosova për të qenë pranë familjes, mesfushori brazilian rikthehet në Shqipëri

Mbrëmjen e djeshme u luajt Superkupa e Shqipërisë mes Kukësit dhe Partizanit dhe në stadiumin “Elbasan Arena” kishte figura të shumta të njohura të futbollit në Shqipëri. Përveç futbollistëve të cilët janë pjesë e skuadrave që po luanin, kishte edhe shumë futbollistë e trajnerë të skuadrave të ndryshme.

Një ndër to, ishte edhe mesfushori Bruno Arrabal i cili në kampionatin shqiptar ka luajtur së fundmi me Kamzën. Pak ditë më parë, Arrabal u transferua te Llapi në Kosovë por aventura e tij zgjati pak kohë, pasi ai u largua për shkak se kërkonte të ishte më pranë me familjen e tij.

Në fakt, Arrabal nuk ka ikur në Brazil por ndodhet në Shqipëri. Për të ka oferta nga disa klube të Superiores dhe kërkohet si nga Luftëtari, ashtu edhe nga Flamurtari ndërkohë që pritet t’i shqyrtojë mirë ofertat para se të vendosë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/