FOTO/ Transformimi i çuditshëm i Mihajloviç, lë spitalin me sëmundje të rëndë për të drejtuar skuadrën

Pak javë më parë, Sinisha Mihajloviç doli në një konferencë për shtyp ku zbuloi se vuan nga një sëmundje e rëndës dhe se duhej të kurohej për leuceminë. I bindur se do t’ia dalë në klëtë luftë të ashpër, Mihajlioviç premtoi se do të drejtojë sërish skuadrën e tij duke shtuar se nuk ka nevojë për mëshirë.

Sakaq, Mihajloviç ka mbajtur premtimin dhe në ndeshjen e djeshme ndaj Helas Veronës, ishte i pranishëm në stadium. Trajneri serb është larguar nga spitali dhe ka mbërritur në ambientet e stadiumit, ku edhe ka mbajtur një fjalim për futbollistët e tij në prag të takimit.

Me një kapele dhe një fasho në qafë, Mihajloviç ka marrë një tjetër pamje pas sëmundjes së rëndë. Duket se serbi ka humbur disa kilogram nga pesha e tij dhe tashmë, i mbetet vetëm të fitojë këtë luftë me leuceminë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/