Foto/ Prezantohet topi i sezonit të ri në Champions, vjen me një pamje ndryshe

Është zyrtarizuar ditën e sotme topi me të cilin do të luhen ndeshjet e këtij edicionin të Champions League për fazën e grupeve. Si në çdo sezon të kompeticionit më të ndjekur europian, edhe këtë herë topi ka pësuar risi teksa është i dizenjuar me më shumë ngjyra.

Sakaq, më datë 29 gusht do të hidhet edhe shorti për të përcaktuar grupet e skuadrave dhe për t’i dhënë kështu jetë sezonit 2019-2020 në Champions.

Ndërkaq, kompeticionin më i ndjekur dhe më i rëndësishëm europian për klube do të nisë fazën e grupeve më datë 17 shtator, teksa finalja e madhe këtë sezon do të mbahet në stadiumin Ataturk të Turqisë. /Egi Çabeli-VipSport.al/