FOTO / Klubi i Bundesligës e bën zyrtar transferimin, Skënderbeu me një mbrojtës të ri

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, pas pushimit të përfaqësueseve do të ketë në dispozicion një element mjaft cilësor për skuadrën e tij. Klubi ka arritur të sigurojë firmën, në formë huazimi për një sezon, të mbrojtësit senegalez Zhan Ndeki, i cili vjen nga radhët e një skuadre me emër si Fortuna Dyseldorf.

Ka qene pikërisht klubi i Bundesligës ai që cili me një njoftim në faqen zyrtare, ka bërë të ditur për transferimin e mbrojtësit të djathtë te korçarët, duke sqaruar se bëhej fjalë për huazim deri në mbyllje të sezonit.

“Futbollisti nën kontratë, Zhan Ndeki, do të bëhet pjesë e klubit të divizionit të parë shqiptar, FK Skënderbeu, për sezonin e ardhshëm. Futbollisti 22 vjeçar senegalez, kaloi nga Casa Sports te Fortuna në janar 2018 dhe së fundmi është stërvitur me ukipin U23”, shkruhej në njoftimin e gjermanëve.

Ndeki ka qenë pjesë e përfaqësueses U20 të Senegalit duke luajtur disa ndeshje me të, ndaj klubi gjerman e afroi në radhët e tij, por pa e aktivizuar me skuadrën e parë. Me transferimin e tij, Daja zgjidh një telash për repartin e prapavijës, ku kanë ndryshuar emrat e të gjithë protagonistëve në krahasim me sezonin e kaluar. /vipsport.al/