FOTO / Jo vetëm Partizani, edhe klubi i Serisë A feston ditëlindjen e trajnerit Lerda

Pak orë pasi ka ngritur lart Superkupën e Shqipërisë, trajneri i Partizanit, Franko Lerda, ka festuar ditëlindjen e tij të 52-të. Një ditë e veçantë për teknikun italian i cili ka pasur falë ndeshjes me Kukësin një arsye më shumë për të festuar.

Sigurisht, nuk mund të mungonin urimet e klubit të Partizanit, por të kuqtë nuk kanë qenë të vetmit. Edhe një nga klubet më të njohura të Serisë A, Torino, i është bashkuar festimeve për trajnerin.

Në faqen e vet të internetit, Torino i ka kushtuar vëmendje ditëlindjes së Lerdës me një postim për trajnerin aktual të Partizanit i cili ka qenë lojtar e trajner në radhët e kësaj skuadre.

“Franko Lerda mbush sot 52 vjet. Ka bërë pjesë në sektorin e të rinjve të Tornos dhe me fanellën granata ka debutuar në Serinë A. Ai luajti 32 ndeshje dhe 2 gola. Në sezonin 2010-2011 u kthye te Torino si trajner, duke drejtuar skuadrën në kampionatin e Serisë B”, shkruhej në njoftimin e klubit me urimet për ditëlindjen. /vipsport.al/