

Kukësi u mund në finalen e Superkupës së Shqipërisë nga Partizani me rezultatin 4-2. Megjithëse në pjesën e dytë dominoi dhe goditi dy herë traversën, skuadra verilindore gaboi gjithçka në pjesën e parë të kohës shtesë duke pësuar dy gola në pak minuta, kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për ta.
Sakaq, kjo humbje ka irrituar tifozerinë verilindore që ka reaguar në mënyrë të ashpër në rrjetet sociale. Në faqen zyrtare në “Facebook”, tifozët e Kukësit ia kanë faturuar humbjen trajnerit Shpëtim Duro të cilit i kërkojnë të largohen sa nuk është vonë.
Nuk kanë munguar edhe komentet që e lidhin trajnerin Duro me të shkuarën e tij, duke qenë se ka drejtuar edhe Partizanin vite më parë. Kukësi do të luajë në fundjavë sërish ndaj Partizanit, por këtë herë në kuadër të Kategorisë Superiore. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
S’ka ekipe pjesëmarrëse, ja pse Kategoria e Tretë është shtyrë pa afat!
Kategoria e Tretë pritej që të.
Largimi i Morieros, flet Pontreli: Dinamo është më e madhe se emrat e përveçëm. Trajneri i ri nga familja dinamovite
Largimi i Françesko Morieros nga drejtimi.
Sporti shqiptar humb personazh, Partizani del me mesazh ngushëllimi!
Pandemia e “Covid-19” nuk po kursen.
Leave a Comment