FOTO / Grupet e Champions League, nesër shorti. Zyrtarizohet ndarja në vazo e 32 skuadrave

Liga e Kampioneve, turneu më spektakolar për klube në kontinent, do të mësojë nesër ndarjen në vazo me shortin që do të hidhet në Nion të Zvicrës. Me ndeshjet e fundit të luajtura sot, janë plotësuar të 32 skuadrat pjesëmarrëse në këtë aktivitet dhe është bërë ndarja përfundimtare e tyre për këtë short, që pritet të dhurojë përplasje spekatakolare meqë ka shumë ekipe të forta edhe në vazot 2, 3 dhe 4.

Në vazon e parë renditen fituesit e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, Liverpuli dhe Çelsi, e më pas me radhe skuadrat që kanë fituar kampionatet në Spanjë, Angli, Itali, Gjermani, Francë dhe Rusi, sipas rregullores së UEFA-s.

Pjesa tjetër renditen sipas koeficientit që kanë në UEFA dhe kjo ka bërë që në vazo të dytë të ketë emra shumë të mëdhenj duke filluar nga Real Madrid, për të vazhduar me kushërinjtë e Ateltikos, Borusia Dortmund, Napoli apo edhe Totenhem e Ajaks.

Vazo e tretë sheh emra si Inter, Valencia, Lion e Bajer Leverkusen, ndërsa në vazon e katërt bie në sy sidomos Gallatasaraj, Lila dhe RB Lajpcig. Në shortin e nesërm, skuadrat do të ndahen në grupe, duke pasur parasysh se nuk mund të vihen përballë ekipeve të të njëjtit shtet. /vipsport.al/