FOTO / “Fjalë zemre” për Korçën nga Abazi dhe Vangjeli… por janë të kopjuara

Lamtumira nga një skuadër ku ke kaluar shumë vite e ke fituar thuajse gjithçka nuk është i lehtë për askënd e normalisht edhe shumë emocional. Por për Leonit Abazin dhe Kristi Vangjelin, emocionet ka në qenë aq të madh sa e kanë përjetuar ndarjen dhe largimin drejt një destinacioni të ri për karrierën e tyre me të njëjtat mendime.

Tashmë është bërë e zakoshme  që futbollistët të përdorin rrjetet sociale për të shprehur emocionet e tyre në raste të tilla dhe Abazi me Vangjelin e kanë bërë të njëjtën gjë, por duke përdorur praktikisht të njëjtat fjalë, me ndryshime shumë të vogla në këto “fjalë zemre” që qartësisht duket se kanë ardhur nga i njëjti burim që ka harruar t’u tregojë ndoshta se ia kishte nisur edhe dikujt tjetër.

Thuajse njëkohësisht të dy futbollistët kanë postuar në Instagram mesazhet e tyre pas largimit nga Skënderbeu. “Faleminderit Korça për këto 6 vite të mrekullueshme! Sëbashku fituam gjithçka dhe këto vite do mbeten të paharruara, jo vetëm për ne që ishim pjesë e suksesit por për gjithë ambientin sportiv. Tani gati për një tjetër aventurë. I kënaqur që tek @fcprishtinaofficial do të gjej shumë miq të mirë por mbi të gjitha një klub të etur për trofe!”, ishte mesazhi që u shfaq në faqen e Abazit në Instagram.

“Faleminderit Korça ime për këto 5 vite të mrekullueshme! Sëbashku fituam gjithçka dhe këto vite do mbeten të paharruara, jo vetëm për ne që ishim pjesë e suksesit por për gjithë ambientin sportiv. Tani gati për një tjetër aventurë. I kënaqur që tek Tirana do të gjej shumë miq të mirë por mbi të gjitha një klub të etur për trofe!”, ishte nga ana tjetër mesazhi i Vangjelit po në Instagram dhe që lë të kuptohet qartë se edhe ai si Abzai kishte kërkuar “ndihmë” për të shprehur emocionet e tij. /vipsport.al/