FOTO / E cilësoi veten si një Ferrari, klubi i MLS tallet me Zlatan Ibrahimoviç

“Më duket vetja si një Ferrari mes shumë makinave FIAT”. Këto janë fjalët e Zlatan Ibrahimoviç pak javë më parë, kur deklaronte se ai ishte shumë më superior sesa futbolli në MLS dhe rivalët e tij.

Fraza që sigurisht nuk i kanë pëlqyer ekipeve të tjera të cilat nuk kanë humbur rastin për të thumbuar suedezin me mundësinë e parë që u është shfaqur. DC Junajtid, menjëherë pas ndeshjes së fituar 2-1 mbrëmë ndaj Los Anxhelos Galaksi të sulmuesit, nuk i ka rezistuar tundimit për ta tallur publikisht në rrjetet sociale.

Ata postuan një foto ku shfaqej një makinë Ferrari e bllokuar e cila po tërhiqej në një karroatrec, ndërsa përkrah saj ishte pikërisht Ibrahimoviç. “E urren ta shohësh…”, ishte mesazhi i klubit që shoqëronte këtë foto, e cila me siguri shumë shpejt do të marrë përgjigje nga sulmuesi. /vipsport.al/