FOTO/ Dëmtim i rëndë për mbrojtësin francez të Sitit, mund të mungojë në debutim ndaj Shqipërisë

Mançester Siti ka marrë një goditje në kampionat kundër Brigtonit në javën e katërt të Premier Ligës angleze. Gjithçka po shkonte mirë me De Bryn që e ka kaluar skuadrën e tij në avantazh që në minutën e 2 të takimit duke dhënë një sinjal se do të jetë një ndeshje e lehtë për ta.

Në minutën e 37, Laporte ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe është larguar nga fusha e blertë me ndihmën e një barele dhe me lot. Mbrojtësi ishte grumbulluar nga Franca për ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe pritej që të debutonte për herë të parë me fanellën e skuadrës së parë.

Mediat angleze raportojnë se bëhet fjalë për një dëmtim disi të rëndë që e bën thuajse të pamundur grumbullimin për ndeshjen ndaj Shqipërisë duke qenë një tjetër mungesë e madhe pas Mbapes dhe Kantes. /Erjon Allaraj-VipSport.al/