FOTO/ Deklarata ironike e Murinjos për titullin kampion, në Angli i japin të drejtë për skuadrën e dytë të Sitit

Zhoze Murinjo është kthyer në protagonist në media, duke u shprehur se shanse ka më shumë Mançester Siti B për të fituar titullin kampion, sesa Mançester Junajtid dhe Çelsi. Trajneri portugez u shpreh se ka mbetur i mahnitur kur ka parë stolin e skuadrës së Sitit, duke qenë i bindur se mund të jetë një skuadër që mund të luftojë për titullin.

Sakaq, mediat angleze kanë krijuar një formacion me ekipin e dytë të Sitit dhe në fakt, Murinjo ka disi të drejtë. Skuadra e dytë e Sitit është një skuadër e mbushur me yje që pa pikë dyshimi do të konkurronte për titullin kampion në Angli.

Në formacion bëjnë pjesë lojtarë me emër si Bravo, Sane, Kanselo apo edhe Mendi e Gabriel Zhezus e Mahrez që tashmë nuk e kanë të sigurt vendin në formacion. Vlera e mbrojtjes së skuadrës së dytë, kalon shifrën e 100 milionë eurove. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Formacioni i parë:

Ederson, Uokër, Laporte, Stons, Zinçenko, Fernandinjo, De Bryne, David Silva, Bruno Silva, Sterling, Aguero.

Formacioni i dytë:

Bravo, Kanselo, Otamendi, Garsia, Mendi, Rodri, Gyndogan, Foden, Mahrez, Sane, Zhezus.

Ekipi i parë i Sitit
Ekipi i dytë i Sitit