Foto / Çmimet për Champions, tribunat bosh, pallatet plot!

Çmimet e larta të biletave duket se paralajmëruan edhe për mos prezencën e tifozëve në “Elbasan Arena”. Në fakt, si ndeshje e parë e kampionatit për sezonin 2019-2020, dhe aq më tepër një duel mes kampionëve dhe nënkampionëve të sezonit të shkuar, apo dy prej pretendentëve për titull për sezonin në vijim duhej që të kishte më shumë ultras.

Por, tribuna ballore ka qenë bosh, madje edhe në atë kryesore ka pasur një numër të paktë tifozësh. Madje, po të shohësh në ballkonet e pallateve ka dashamirës që preferojnë ta ndjekin ndeshjen në kushte të tjera.

Por, nuk ka ndodhur kështu me “Guerrilsat” që kanë krijuar një dekor fantastik dhe nuk kanë se si të mungojnë në startin e sezonit të skuadrës së tyre të zemrës.

 

E.S./Vipsport.al/