Formacionet e mundshme, Vllaznia-Tirana/ Pa ndryshime Vllaznia, trajneri Mema përgatit surprizën Vangjeli

Ditën e nesërme në orën 19:00 në Kategorinë Superiore do të kthehet të luhet pas dy viteve një nga ndeshjet më historike të futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për klasiken Vllaznia-Tirana. Të dyja skuadrat mund të thuhet se i kanë bërë një start të mirë të kampionatit dhe pas dy javëve të para kanë grumbulluar të njëjtën kuotë pikësh, katër.

Ndërkohë, një tjetër e përbashkët është fakti se të dyja ekipet ende nuk kanë pësuar golin e parë për këtë sezon në Superiore. Sa i përket formacioneve të mundshme, te Vllaznia nuk priten ndryshime dhe trajneri Jonuz do të konfirmojë formacionin e ndeshjes së fundit. Ndërkohë, priten zëvendësime në 11-tëshe nga trajneri Mema.

Tekniku kryeqytetas duket i joshur nga ideja për të startuar nga minuta e parë me mbrojtësin Kristi Vangjeli, ndërkohë që kjo lëvizje mund të shtyjë në sulm Dokën, i cili lufton për një fanellë titullari me Halilin. Ndërkaq, në mesfushë pritet të niset titullar i riu Çelhaka, në vend të Kobinah. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Formacionet e mundshme: