Flamurtari u jep fund pushimeve, të hënën në fushë!

Flamurtari duket se nuk do të zgjasë më pushimet verore. Nuk kishte ndodhur kurrë në dekadën e fundit që skuadra vlonjate të niste fazën përgatitore si këtë verë! Vlonjatët edhe pse kanë njëmijë e një halle, me borxhe kolosale të trashëguara duket e tashmë do të zbresin në fushën e stërvitjes dhe do të nisin përgatitjet për sezonin e ri.

Në Vlorë pritet që të jetë Julian Ahmataj trajner për sezonin e ardhshëm, ndërsa nga titullarët, apo më saktë nga skuadra e sezonit të shkuar kanë mbetur shumë pak lojtarë, ndaj edhe merkato është mjaft e domosdoshme.

Gjithsesi kjo u përket drejtuesve më të lartë të skuadrës kuqezi, të cilët janë shprehur në media ditët e fundit se prurje do të ketë dhe skuadra do të jetë rivale dinjitoze. Kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen…!

E.S./Vipsport.al/