Flamurtari rrit koloninë shkodrane, një tjetër firmos për kuqezinjtë

Klubi i Flamurtarit vazhdon të rritë koloninë e tij me futbollistë të cilët kanë dalë nga radhët e Vllaznisë, por që nuk bëjnë pjesë në planet e kuqebluve. Numri i tyre ka shkuar në katër, pasi Xhevahir Sukajt, Olsi Gocajt dhe Denis Pjeshkës, u është bashkuar edhe Ansi Nika.

Në fakt, ky i fundit ka luajtur shumë pak me shkodranët, edhe pse ka dalë nga akademia e këtij klubi. Hera e vetme kur ai ka veshur fanellën kuqeblu me ekipin e parë ishte 10 sezone më parë e që atëherë mesfushori 28-vjeçar ka luajtur me Teutën, Kukësin, Tiranën, Laçin e së fundmi Gjilanin në Kosovë.

Nika është zyrtaizuar sot si blerja më e fundit e Flamurtarit, që vazhdon pak nga pak të mbushë radhët e tij me futbollistë duke filluar të krijojë fizionominë e skuadrës me të cilën trajneri Sadedini do të paraqitet në fillimin e kampionatit. /vipsport.al/