Flamurtari nënshkruan me një sulmues, vlonjatët e transferojnë nga Ballkani

Skuadra e Flamurtarit është përforcuar me një sulmues. Kuqezinjtë kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët me futbollistin Bajram Nebihi, i cili në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Ballkanit në Superligën e Kosovës.

Futbollisti ka një karrierë të gjatë teksa më parë është aktivizuar në edhe në shtete si Tajlanda apo eksperiencat me Shtutgart Kikers, Augsburg e Union Berlin në Gjermani dhe Inter Turku në Finlandë.

Lajmin për firmën me futbollistin  31-vjeçar e ka dhënë vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.