Flamurtari i beson Gerd Haxhiut, trajneri rikthehet në detyrë pas dy sezoneve

Flamurtari dukej se kishte vendosur dhe kishte arritur akordin me trajnerin Julian Ahmataj. Megjithatë, siç duket planet e administratorit Sinan Idrizi kanë ndryshuar dhe në ditën e sotme vlonjatët kanë bërë të ditur se trajneri i ri i klubit pas largimit të Ilir Dajës do të jetë Gerd Haxhiu.

Kështu, tekniku 46-vjeçar do të kthehet të ushtrojë profesionin e tij pas dy viteve shkëputjeve, teksa kujtojmë se eksperienca e tij e fundit ishte me Korabin.

Në këtë formë, Haxhiu tashmë duhet t’i përvishet punës ndërsa problemet në kampion vlonjat janë të mëdha, për shkak të vështirësive financiare. Trajnerit e pret një projekt i vështirë teksa duhet të mbështetet te të rinjtë, për të përballuar një sezon të egër si ai në Kategorinë Superiore. /Egi Çabeli-VipSport.al/